Gratë që nevrikosen shpejt kanë inteligjencë dhe kujtesë më të fortë

Një studim i Universitetit të Uellsit të Ri Jugor zbuloi se gratë me tendencën më të madhe për t’u zemëruar demonstrojnë inteligjencë më të madhe dhe aftësi për të argumentuar.

Studiuesit ekspozuan një model të ndryshëm të grave për stimuj negativë dhe pozitivë. Së pari përdorën filma të ndryshëmpër këtë qëllim, pastaj vendosjen e tyre në kontekste të shumta ku ato u ftuan të shprehnin veten e tyre, të jepnin përgjigje dhe zgjidhnin situata.

Nëpërmjet këtyre hapave, studiuesit arritën në përfundimin se, ato që u zemëruan më lehtë dhe në përgjithësi shfaqën një humor të keq, arritën të kapërcejnë më mirë testet, duke dhënë përgjigjet e sakta dhe duke identifikuar zgjidhjet më efektive. Dhe jo vetëm. Ato gjithashtu demonstruan se kishin një kujtesë më të mirë dhe një aftësi më të rafinuar për të argumentuar.

Sipas Joseph Forgas, profesor që udhëhoqi studimin, arsyeja është si më poshtë:

Gjendja e keqe përmirëson vëmendjen dhe ngjall mendime më konkrete dhe më të thella, duke inkurajuar përpunimin e informacionit gjatë periudhave të tensioneve dhe vështirësive.

Ndërsa gratë më pozitive dhe më të këndshme, pavarësisht nga optimizmi dhe vullneti e  patën më të vështirë për t’i kapërcyer pengesat, për të mësuar përmendësh të dhënat dhe për të përpunuar zgjidhje.

femra-moderne.com