Kajsia permireson kujtesen

Kajsia permban mjaft uje dhe ka nje vlerë te vogël energjike. Eshte shume e pasur me provitamine A, anti-oksidues natyral, i cili e mbron organizmin nga ndikimi i radikaleve te lira. 200 grame të ketij fruti siguron nevojat ditore te organizmit për kete provitamine.

Kajsia është e pasur mjaft edhe me kalium, i cili e rregullon punen e zemres, por gjithashtu permban edhe jod, zink, krom dhe mangan.

Eshte nje diuretik i shkelqyeshëm dhe iu sugjerohet atyre qe kane problem me veshka dhe me semundje kardiovaskulare.

Tashme ështe vërtetuar se permireson shikimin, forcon eshtrat, ndikon pozitivisht ne enët e gjakut, e permireson perqendrimin dhe kujtesën. Pervec ketyre, ndihmon edhe tek anemia, ngaqe permban acid folik dhe bakër.

Kajsia rregullon presionin e gjakut, ndihmon tek astma dhe ankthet.

Por per shkak se ka ne permbajtje nivele te larta te sheqerit, nuk iu sugjerohet atyre qe vuajne nga diabeti.

femra-moderne.com