Ne lojen e te berit per vete nje mashkull, te jesh vetvetja eshte nje gje e mire, por deri ne nje pike te caktuar…
- Nese keni filluar te dilni me nje djale, keni vendosur te jeni te sinqerta, por duhet te kujtoni se nuk mund te silleni me te si me nje shoqen tuaj apo me vellain tuaj. Kjo nuk do te thote te genjesh, por thjesht te kerkoni te tregoni anen tuaj me te mire, si nje person me personalitet. E mos u beni merak, anen tuaj jo aq te persosur do ta zbuloje pas pak kohesh.
- Nje histori e re dashurie, duhet te jete e kuruar dhe e ushqyer pikerisht si nje qenush i vogel ne menyre qe te rritet e shendetshme e pa probleme.
- Perpiquni qe te jeni gjithnje e deshirueshme per mashkullin tuaj. Kjo nuk eshte keshilla e brezit te shkuar, por eshte e nevojshme qe te jeni te vemendshme kundrejt partnerit tuaj.
- Mos u prezantoni ne shtrat me bigudina e me fytyre te katandisur me krem te pashperndare mire, ose me keq me pizhame tejet te medha, si ato qe kishit kur ishit 16 vjecare. Cfare prisni qe te ndodhe? Sigurisht, nuk mund te jemi gjithnje ne shtrat me veshje tyli, por pak kujdes duhet me partnerin, eshte thelbesore.
- Ka pastaj gjera qe nje mashkull i injoron, e qe do te ishte me mire te vazhdonte t’i injoronte, nuk ka pse ai te dije te gjitha hallet qe keni kaluar per t’u depiluar.
- Po ashtu, nuk kemi pse t’i ankohemi meshkujve se ne pazar nuk gjetem pecetat e duhura, apo edhe ndonje sekret tjeter femeror. Thjeshte ka giera ge nuk kemi pse t’ia themi meshkujve, ata as nuk i zgjidhin e as nuk i vleresojne si shqetesime.
- Mos u tregoni te pasigurta. Nuk kemi pse te reagojme me nervozizem ne barin ku eshte gjithmone ai, thjeshte sepse aty eshte edhe nje bionde ge nuk ben asgie tjeter vec shikon partnerin tend.
- Duhet te sqarojme nje gje, edhe pse nuk e pranojne, te gjithe meshkujt shohin femrat e bukura, nuk mund te bejme asgje per ta permiresuar kete, eshte ne natyren e tyre. Do ishte njesoj si dikush te pretendonte nga ne, qe te mos kthenim koken nga vitrinat e dyqaneve te veshjeve. Askush nuk na e mohon dot apo jo?
- Dihet se meshkujt thone se femrat e tyre i preferojne natyrale, pikerisht ashtu si ju kane njohur e fillem, por sa keq qe djali injoron faktin se per te mbajtur nje pamje natyrale, na eshte dashur nje ore e gjysme make-up! Pra, nuk eshte e nevojshme t’ia shpjegosh gjate e gjere kete pune.
- Ne fund kujtojme se ai ka zgjedhur te rrije me nje femer, me femren e tij, e per kete ka pasur e vazhdon te kete nje arsye, apo jo? Pra, asnjehere mos u largoni nga feminiteti.