Kim Kardashian dhe Kanye West prindër për herë të katërt

Kim Kardashian dhe Kanye West do të bëhen prindër për herë të katërt.

Edhe më parë, ajo ka treguar se dëshiron të ketë shumë fëmijë dhe i katërti ishte në plane qëkur kanë ruajtur embrionin e fundit.

Kim nuk bën dot më fëmijë në mënyrë natyrale duke qenë se rrezikon jetën e saj, por dhe edhe te femijes.

Femija e ka per te lindur në muajin maj dhe do të jetë fëmija i katërt i çiftit.

Kim, 38 vjeç, vuajti nga një sërë çështjesh shëndetësore në shtatzënitë e saj të mëparshme, duke përfshirë preeklampësinë (një gjendje në shtatzëni e karakterizuar nga tensioni i lartë i gjakut, ndonjëherë me mbajtjen e lëngjeve dhe proteinuria) dhe placenta accreta (qe është një gjendje serioze e shtatzënisë që ndodh kur placenta rritet shumë thellë në murin e mitrës).

Çifti përdori një zëvendësues për Chicago, të lindur 11 muaj më parë.

Është raportuar se nena surrogato qe solli ne jete Chicago-n – një grua e martuar në të njëzetat – lindi fëmijën e saj në prag të Krishtlindjes duke e bërë atë të padisponueshme per te lindur edhe femijen tjeter te ciftit te famshem.

Kim dhe Kanye janë gjithashtu prindër të  North, pesë vjec, dhe Saint, tre vjec.

femra-moderne.com