Si të kujdesemi për buzët tona

Plasaritja e buzëve është një problem shqetësues pavarësisht në se shkaktohet nga moti i ftohtë, i thatë, klima e ashpër ose thjesht nga tendenca e vetë lëkurës së thatë. Ato nuk janë vetëm të dhimbshme, por edhe një problem estetik, të cilin as përdorimi i të kuqit të buzëve nuk e eliminon por përkundrazi.

Lajmi i mirë është se problemi i plasaritjes së buzëve është plotësisht i zgjidhshëm me durim dhe përdorimin e produkteve të përshtatshme.

Rezultate imazhesh për lips care

Mesazhi i rëndësishëm këtu është: buzët e çara nuk zhduken brenda ditës! Për më tepër, ndërprerja e trajtimit qoftë edhe për një ditë të vetme, mund ta kthejë gjendjen në pikën e nisjes!

Sensitiviteti i buzëve ndaj kushteve të mjedisit i detyrohet faktit se ato janë e vetmja pjesë e lëkurës së fytyrës pa gjendra yndyrore. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që buzët të mbahen të lagura dhe të mbrojtura nga kushtet agresive të mjedisit. Ka shumë produkte emolientë për buzët dhe sa më emolientë të jenë ato, aq më efikas është veprimi i tyre.

Imazh i ngjashëm

Produket per buzet: pro dhe kunder

Përbërës si lanolina, gjalpi i kakaos dhe vazelina janë emolientë të shkëlqyer. Por kujdes! Shumë produkte të promovuar si produkte për kujdes ndaj buzëve nuk janë gjë tjetër veçse një veshje e dylltë për buzët, që të jep ndjesinë e buzës së trashur dhe ofrojnë mbrojtje vetëm për sa kohë qëndrojnë mekanikisht mbi buzë. Ato nuk ofrojnë hidratim dhe as mbrojtje nga moti në mjedise të jashtme apo kushtet e mjediseve të brendshme.

  • Disa produkte kujdesi për buzët kanë në përbërje kamfor, mente ose ekualiptol. Secili prej këtyre përbërësve bën pikërisht të kundërtën e asaj që ka nevojë buza e plasaritur – e irriton më tej lëkurën madje mund edhe të shkaktojnë një ndjesi djegie në të.
  • Produktet që kanë fenol në përqindje rreth 0.5% bëjnë përjashtim midis produkteve të promovuara si “mjeksore” pasi ai ka efekt në eliminimin e baktereve dhe mikrobeve të tjerë.
  • Për trajtime afatshkurtra, produktet me përmbajtje fenoli mund të rekomandohen duke bërë kujdes, pasi shoqërohen me efekte irritues dhe tharës.

Imazh i ngjashëm

Kujdesi për buzët e plasaritura duhet të nisë në mbrëmje

  • Pas pastrimit të fytyrës, nevojitet aplikimi i një shtrese të trashë të një balsami buzësh emolient. Në se kjo masë merret çdo mbrëmje si pjesë e kujdesit rutinë të natës, efektet janë të jashtëzakonshme.
  • Gjatë ditës kujdesi duhet të përfshijë një balsam buzësh me faktor mbrojtës kundër diellit SPF 15 dhe përbërës që ofrojnë mbrojtje kundër rrezeve UVA (avobenzone, dioksid titani ose oksid zinku).
  • Një i kuq buzësh opak (jo transparent) mund të kompensojë deri diku për faktorin mbrojtës, por jo plotësisht.

Madje, femrat që përdorin të kuq buzësh disa herë në ditë manifestojnë një shkallë më të ulët të prekjes nga kanceri i buzës në krahasim me femrat që përdorin të kuq buzësh më rallë. Kjo tregon efektin mbrojtës kundër diellit të të kuqit të buzëve.

femra-moderne.com