10 gjërat që nuk duhet të prekni kur shkoni në spital

Spitalet janë vendi ku kurohen dhe vizitohen njerëz, me sëmundje të ndryshme, prandaj duhet të dini se cilat janë sendet që kurrë nuk duhet t’i prekni, kur të shkoni në spital, për të mirën e shëndetit tuaj.

Çdo gjë që preket shpesh ka baktere. Prandaj, gjithmonë mbani parasysh, kur të shkoni në spital mos prekni gjëra që janë shumë të prekshme nga stafi mjekësor.

Doreza e derës

Mjekët, infermierët, pacientët, apo vizitorët i përdorin dyert për të lëvizur nga njëra dhomë në tjetrën. Mbani gjithmonë mend, sa herë ta hapni një derë, lani duart, sepse pavarësisht sa pastrohen dorezat, ata përsëri janë plot mikrobe e baktere.

Butonat e ashensorit

Mjekët, infermierët, dhe të gjithë të tjerët e përdorin ashensorin vazhdimisht. Të gjitha bakteret e marra nga sendet e lartpërmendur, kalojnë në butonat e ashensorit, sapo e prek atë. Mes shumë sëmundjeve të mund të ju prekin kur përdorni ashensorin, është dhe diarreja, pneumonia, meningjiti, etj. Mbani një pecetë, kur shtypni butonat e ashensorit.

Perdet ndarëse

Bakteret, viruset dhe mikrobet rrinë në çdo sipërfaqe. Në spital, për shkak të pacientëve të shumtë, punonjësve dhe vizitorëve, objekte e përdorura më shpesh mbartin shumë mikrobe, viruse e baktere. Perdet e privatësisë i mbartin këto, prandaj përpiquni të mos i prekni.

Binarët e shtratit

Bakteret dhe mikrobet jetojnë me javë të tëra në çelik dhe inoks. Duke marrë parasysh se shtretërit e spitaleve zakonisht janë prej këtyre materialeve, dhe bakteret që qëndrojnë aty shkaktojnë diarre. Edhe nëse i pastron ato, përsëri mikrobet qëndrojnë aty.

Stativët e serumit

Stativi ku varet serumi, strehohen koloni bakteresh që shkaktojnë sëmundje dhe infeksione, të cilat janë më pas të vështira për t’u trajtuar dhe jashtëzakonisht të rrezikshme.

Tavolinën e ushqimit

E keni parasysh atë tavolinën që përdoret për t’u dhënë ushqim të sëmurëve? Sipas studiuesve, ajo është një nga gjërat që preket më shpesh, dhe kjo do të thotë se bakteret depozitohen në sasi të mëdha.

Krahët e karrigeve të vizitorëve

Të gjithë vizitorët e pacientëve ulen në karriget e pritjes, dhe bakteret e mikrobet, aty, janë të shumta. Studimet kanë treguar se bakteret e gjendur aty janë të një niveli të rrezikshëm, që mund të shkaktojnë infeksione të traktit urinar, ose të dëmtojnë plagët, nëse keni.

Telefoni

Telefonat e spitalit nuk kanë tendencë të pastrohen shpesh, dhe normalisht janë të mbushura me mikrobe e baktere. Nëse nuk doni të sëmureni dhe ju, shmangni përdorimin e telefonit të spitalit.

Rubineti i ujit

Sipërfaqet e vështira të tualeteve, në spitale, janë zakonisht të kontaminuara me materiale fekale dhe baktere të tjera. Çdo rubinet në spital është i papastër dhe shkaktojnë sëmundje, nëse i prekni. Merrni një peshqir, ose letër, kur hapni rubinetin e ujit.

femra-moderne.com