Akullore kremoze vetëm me një përbërës

Përbërësit për dy racione nga kjo akullore eshte 1 banane e madhe, e pjekur shumë. Keshtu s’do kete nevoje t’i shtoni sheqer.

Vegan Banana Ice Cream - Loving It Vegan

Si te pergatisni nje akullore te shijshme me banane:

  • Merrni bananen shumë të pjekur, duhet të jetë e ëmbël dhe e butë. Prijeni në feta të jenë të barabarta dhe jo shumë të mëdha.
  • Vendosini fetat e bananes në një tas hermetik, ose mund të përdorni një qese për ngrirje.
  • Ngrijeni bananen për të paktën 2 orë, idealja do të ishte përgjatë natës.
  • Kalojini në blender copat e bananes. Në fillim copat e bananes do të duken si të thërrmuara. Vazhdoni të bluani. Më pas do të vini re një pamje si pure.
  • Vijoni sërish me blenderin. derisa të vëreni një krem bananeje, të butë si një akullore.

Mund ta pasuroni akulloren me perberes te tjere

  • Ndonëse thelbi i kësaj akulloreje është përgatitja me vetëm një përbërës, mos mendoni që nuk mund të shtoni dhe përbërës të tjerë.
  • Nëse doni të shtoni ndonjë përbërës tjetër, si gjalpë kikiriku ose copëza çokollate ky është momenti për ta bërë.
  • Ja disa sugjerime:
    • Një lugë gjalpë kikiriku
    • Mjaltë, kanelle
    • Një lugë me copëza çokollate ose kakao pluhur
    • Bajame, arra, lajthi
    • Shurup: çokollate, frutash
    • Recel
Banana Ice Cream | Homemade

Start typing and press Enter to search