Ndërsa bëjmë punët e shtëpisë, ndodh që nga nxitimi të lemë pa pastruar disa vende apo objekte që janë burim i vërtetë mikrobesh dhe bakteresh. Në fakt ka disa vende në shtëpinë tonë që edhe pa pasur nevojë për pastrim në mënyrë maniakale, ato meritojnë shumë vëmendje në këtë drejtim.
Për shembull, celularet, tabletët dhe kompjuterët janë objekte të tejmbushura nga pluhuri dhe bakteret. Në veçanti, tastiera e kompjuterit dhe objektet teknologjike janë foleja e përhapjes së mikrobeve. Sipas disa hulumtimeve, sasia e baktereve të pranishme në një telefon është e njëjtë si në një tualet!
Këpucët janë gjithnjë shumë të pista, veçanërisht atletet. Mund të ndodhë që fëmijët tuaj të mos lodhen nga të luajturit jashtë shtëpisë dhe kanë kontakt të vazhdueshëm me tokën, mbase shkojnë edhe në një banjë publike dhe atletet e këpucët e tyre mbushen plot me baktere.
Dysheku gjithashtu është një tjetër objekt që ne e nënvlerësojmë në procesin e pastrimit, por që është një përhapje e vazhdueshme e baktereve. Do të ishte e nevojshme të kaloni rrahësin e pluhurit të paktën njëherë në muaj mbi dyshek dhe thuajse çdo sezon të ndërronit anët. Përveç kësaj, ju gjithashtu mund të kaloni sipër fshesë me korrent.
Por, lista e objekteve që harrohen pa u pastruar është ende e gjatë! Për shembull, llambadarët, radiatorët dhe dorezat e dyerve. Por, edhe telekomanda e televizorit apo kondicioneri dhe sirtarët.
Kur ka qenë hera e fundit që i keni pastruar plotësisht?