Aktorja Megan Fox eshte shtatzene per here te trete. Lajmin e ka bere publik dje ne tapetin e kuq te CinemaCon ne Las Vegas, gjate promovimit te filmit aksion Teenage Mutant Ninja Turtles: Out of the Shadows.
E veshur me nje fustan te zi te Versace, ishte e lehte te dallohej barku i vogel i fryre, qe tregon se do jete disa muajshe tanime.
Megan, e cila eshte nene e dy djemve te adhurueshem, Noah, tre vjec dhe Bodhi, 2 vjec, nuk ka e ka treguar se kush eshte babai i femijes se trete, pasi eshte e divorcuar nga ish burri i saj, aktori Brian Austin Green. Megjithate burime te ndryshme thone se eshte pikerisht Brian babai edhe i femijes se trete. Me sa duket cifti po perpiqet te ribashkohet dhe kane menduar se nje femije tjeter eshte pikerisht ai qe duhet.
https://www.instagram.com/p/BEGoEKtmwO2/?taken-by=eonline
Cifti eshte divorcuar ne muajin gusht te vitit te kaluar, pas pese vitesh martese, megjithate jane pikasur disa here ne shoqerine e njeri-tjetrit. Shtatzania nuk ishte planifikuar, ka ardhur ne menyre te befasishme, por qe te dy jane shume te lumtur nga kjo dhe po punojne per te rregulluar martesen e tyre. Urime edhe per beben, edhe per ribashkimin!