Që të kemi lëkurë të shëndetshme duhet të kujdesemi gjatë gjithë vitit, por kur temperaturat janë të ulëta, kapilarët e lëkurës tkurren dhe kanë nevojë për më shumë përkujdesje. Falë kremrave më inovativ, që mbrojnë dhe stimulojnë qarkullimin, duke shtuar sasinë e oksigjenit që arrin në inde, ne mund të kemi një çehre e shëndetshme dhe e re.
Ngarkesa e angazhimeve dhe përgjegjësive që duhet të durojnë femrat e sotme, shpesh përkthehet në një mënyrë jetese të ethshme dhe stresuese, që në nivelin lëkuror nënkupton humbjen e ndriçimit dhe ngadalësimin e rinovimit qelizor. Kërkimet më të fundit në fushën e kozmetikës kanë mundësuar krijimin e një formulimi të ri, që kryen njëkohësisht dy veprime: hidratues dhe ndriçues, të aftë për të rindezur një ngjyrë fytyre të venitur dhe opake.
Stresi: armiku numër një
- Nga kërkime të shumta dhe sondazhe të ndryshme ka dalë se femrat e reja janë pak a shumë të kënaqura nga jeta e tyre. Siguria në vetvete, pavarësia ekonomike, aftësia për të bashkërenduar punën dhe familjen dhe, akoma më shumë, bashkimi i feminilitetit, efikasitetit profesional, karrierës, dashurisë dhe miqësive, janë elementet kryesorë që konkurojnë në formimin e kësaj kënaqësie.
- Ka vetëm një të metë, koha që nuk mjafton asnjëherë: për 77 gra në 100 të paturit më shumë kohë është madje edhe ëndrra më e përkëdhelur, më e rëndësishme se dashuria, bukuria dhe afirmimi profesional.
- Me fjalë të tjera, femrat midis moshës 20 dhe 35 vjeçare jetojnë një jetë të plotë, të lëvizshme, të pasur me perspektiva dhe realizime, por gjithmonë nën simbolin e stresit. Dhe për bukurinë e fytyrës, më saktë për shkëlqimin e lëkurës që në këtë moshë jeton momentet e saj më të mira, stres do të thotë humbje e ngjyrës së fytyrës dhe sidomos e ndriçimit.
NJË NDIHMË NGA MANGANEZI
Kërkime të fundit laboratorike tregojnë se manganezi, i përdorur lokalisht dhe në një formulë që nuk e alteron në fazat e përthithjes lëkurore (glukonat manganezi), është në gjendje të mbrojë kapilarët nga veprimi ngushtues i norandrenalinës së çliruar gjatë stresit. Kjo do të thotë se në kapilarë mund të vazhdojë të qarkullojë gjak dhe, si rrjedhojë, të jetë e pranishme sasia e duhur e hemoglobinës që, si rrjedhojë, në lëkurë të ruhet fenomeni natyral i retroshpërhapjes së dritës.
Nga se varet ndriçimi lëkuror
Çehreja e trëndafiltë dhe ndriçimi janë karakteristika natyrale të lëkurës së fytyrës, shenjë e shëndetit dhe rinisë. Por nga e kanë prejardhjen? Nga mekanizmat me të cilat lëkura reflekton dhe shpërhap rrezet e dritës që e prekin.
> Reflektimi i drejtpërdrejtë
- Drita që vjen te lëkura reflektohet menjëherë drejt mjedisit të jashtëm nga qelizat, njëlloj sikur lëkura të jetë një pasqyrë.
- Sipas ligjive të fizikës, ky reflektim ndodh në mënyra të ndryshme, sipas sipërfaqes së epidermës: nëse është homogjene, si në rastin e një lëkure të shëndetshme, të lëmuar dhe të hidratuar mirë ose nëse është e plasaritur apo me rrudha, si lëkura e thatë ose, në të kundërt, tepër e yndyrshme. Sa më tepër sipërfaqja është homogjene dhe kompakte, aq më i ndritshëm rezulton reflektimi.
> Retroshpërhapja
- E ashtuquajtura retroshpërhapje e dritës është fenomeni nga i cili varet 90% e ndriçimit lëkuror. Drita depërton në epidermë dhe në dermë (shtresa më e thellë e lëkurës); këtu takon kanalet shumë të hollë të kapilarëve, ku gjendet hemoglobina, e transportuar nga rruazat e kuqe.
- Hemoglobina, substanca që lidhet me oksigjenin për ta transportuar nëpër inde, kur është e oksigjenuar mirë “mban” nga drita të gjitha ato gjatësi vale që i përgjigjen ylberit, përveç të kuqes.
- Gjatësia e valës të rrezes së ndritshme që i korrespondon të kuqes “ritransmetohet” drejt sipërfaqes së lëkurës dhe është pikërisht ky proçes që i jep fytyrës një çehre të trëndafiltë, me tejdukshmërinë dhe ndriçimin që vjen nga “brenda”.
- Ngjyra e lëkurës varet nga sasia e hemoglobinës së pranishme te kapilarët e lëkurës dhe, natyrisht, nga oksigjenimi i mirë i saj.
Pse pakësohet oksigjenimi
Ekzistojnë kushte gjatë të cilave enët e gjakut të dermës dhe epidermës ndodh të mbajnë më pak hemoglobinë (d.m.th më pak oksigjen) dhe kështu limitohet fenomeni i retroshpërhapjes.
> Të ftohtët. Temperatura e ulët i detyron kapilarët e lëkurës të tkurren, që të mos e lejojnë nxehtësinë e trupit të humbasë dhe në këtë mënyrë pakësohet prania e hemoglobinës.
> Duhani. Thithja e tymit të duhanijt çon deri në hemoglobinë monoksidin e karbonit, që lidhet me të në vend të oksigjenit; në këtë mënyrë, hemoglobina humbet ngjyrën e shndritshme të kuqe dhe nga kapilarët e lëkurës dërgon një ndriçim më të pakët.
> Një jetë e tensionuar. Stresi është armiku i parë i lëkurës së një gruaje të re dhe me shëndet të mirë. Problemi i dukshëm lind atëherë kur, në vend të një situate të përkohshme, bëhet një kusht normal i jetës.
- Stresi është mekanizëm mbrojtës i organizmit kundër një sulmi të papritur dhe shprehet nëpërmjet prodhimit, në sasi të ndryshme nga normalja, e hormoneve neurotransmetuese.
- Midis tyre përmenden hormonet andrenergjikë, si noradrenalina, që kanë efekt enëngushtues, pra i detyrojnë enët e gjakut të tkurren, duke pakësuar sasinë e gjakut dhe, si rrjedhojë, hemoglobinën dhe oksigjenin në brendësi të tyre.
femra-moderne.com