Përbërësit për dy racione nga kjo akullore eshte 1 banane e madhe, e pjekur shumë. Keshtu s’do kete nevoje t’i shtoni sheqer.

Si te pergatisni nje akullore te shijshme me banane:
- Merrni bananen shumë të pjekur, duhet të jetë e ëmbël dhe e butë. Prijeni në feta të jenë të barabarta dhe jo shumë të mëdha.
- Vendosini fetat e bananes në një tas hermetik, ose mund të përdorni një qese për ngrirje.
- Ngrijeni bananen për të paktën 2 orë, idealja do të ishte përgjatë natës.
- Kalojini në blender copat e bananes. Në fillim copat e bananes do të duken si të thërrmuara. Vazhdoni të bluani. Më pas do të vini re një pamje si pure.
- Vijoni sërish me blenderin. derisa të vëreni një krem bananeje, të butë si një akullore.
Mund ta pasuroni akulloren me perberes te tjere
- Ndonëse thelbi i kësaj akulloreje është përgatitja me vetëm një përbërës, mos mendoni që nuk mund të shtoni dhe përbërës të tjerë.
- Nëse doni të shtoni ndonjë përbërës tjetër, si gjalpë kikiriku ose copëza çokollate ky është momenti për ta bërë.
- Ja disa sugjerime:
- Një lugë gjalpë kikiriku
- Mjaltë, kanelle
- Një lugë me copëza çokollate ose kakao pluhur
- Bajame, arra, lajthi
- Shurup: çokollate, frutash
- Recel
