Koulourakia quhen biskotat greke te Pashkeve. Koulourakia jane biskotat krokante dhe te shijshme, tradicionale te Pashkeve, por qe jane perfekte per cdo rast. Mund te shoqeroni kafene ose cokollaten e nxehte.
Koha e pergatitjes: 1 ore 20 minuta
Koha e pjekjes: 20 minuta
Perberesit
- ½ filxhan gjalpe pa kripe i zbutur
- ¾ filxhan sheqer
- 2 veze
- ¼ filxhan qumesht i ngrohte 25°C
- 1 luge ekstrakt vanilje
- lekura e 1 portokalli
- 2 luge pluhur pjekje (baking powder)
- 2 ½ filxhan miell
- 1 veze e rrahur me nje luge uje per t’i lyer biskotat persiper
- Fara susami per t’i sperkatur lart
Pergatitja
- Ne nje tas te madh rrihni gjalpin me sheqerin derisa te arrije nje mase kremoze te lehte dhe shkumoze.
- Shtoni vezet dhe rrihini.
- Shtoni qumeshtin, vaniljen, lekuren e portokallit dhe pudren e pjekjes. Perzieni ndersa i shtoni perberesit.
- Shtoni miellin pak nga pak nderkohe qe e perzieni, derisa te perfitoni nje brume te bute, por jo ngjites.
- Mbulojeni brumin me qese mbeshtjellese dhe lereni te pushoje per 30 minuta.
- Ndersa brumi pushon ju ndizni furren qe te parangrohet ne 175°C.
- Lyejini gishtat me miell dhe shkepusni nje pjese brumi reth 3 cm.
- Rrotullojeni brumin ne nje siperfaqe te pudrosur lehte me miell dhe formoni nje litar te gjate rreth 18 cm. Paloseni pergjysme dhe rrotulloni dy anet e brumit (si ne figure) qe te formoni biskoten. (Mund t’i jepni cfare forme te deshironi)
- Vazhdoni ne te njejten menyre me te gjithe brumin.
- Merrni nje tave pjekje dhe mbulojeni me leter furre. Shtroni biskotat 3 cm larg njera tjetres.
- Lyejini te gjitha biskotat persiper me ane te nje furce me nje veze te rrahur me nje luge uje.
- Sperkatini biskotat me fara susami (nese deshironi) dhe piqini ne furre per 15-20 minuta.
- Biskitat jane gati kur te kene marre nje ngjyre te arte te lehte.
- Nxirrini nga furra dhe lerini te ftohen 5 minuta aty ku jane para se t’i transferoni ne nje raft teli derisa te ftohen plotesisht.
- Mund t’i ruani biskotat ne nje kavanoz me mbyllje hermetike deri ne 3 jave.