Bizele me vezë dhe proshutë, nje dreke e shpejte per 6 minuta

Tek nje vezë i gjen gati te gjitha substancat ushqyese – Vitamina A dhe D, proteina te pasura me sulfur, qe janë te domosdoshme për funksionimin normal te membranave te qelizave te shëndosha. Gjithashtu, janë një burim i shkëlqyeshëm i acideve speciale yndyrore me zinxhirë te gjate te quajtur EPA dhe DHA, qe i bëjnë vezët një ushqim te vlefshëm për trurin tone.bizelet

Ndersa bizelet janë një burim i çmuar substancash kardiotonike: ulin kolesterolin e keq, rregullojnë presionin, parandalojnë anemitë dhe dobësitë. Përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të grupit B, vitaminë A e C, permbajne fibra dhe vlera proteinike te larta.

Përbërësit për 4 persona:

4 vezë, 600 g bizele në kuti, 1 qepë, 4 feta spek, 1 lugë uthull balsamike, vaj ulliri, piper kokërr i zi, kripë.

Përgatitet për 6 minuta

  • Qëroni qepën dhe priteni; vëreni në tigan dhe hidhni 4 lugë vaj. Skuqeni për disa minuta. Kulloni bizelet nga lëngu i konservuar, shpëlajini dhe hidhini në tigan.
  • Vendosni fetat e spekut në tavolinë dhe pritini në shirita. Vërini në një tavë të veshur me letër furre të lyer me vaj dhe skuqini për disa sekonda në skarë dhe spërkatini me uthull balsamike.
  • Përzieni dhe rregulloni bizelet me kripë. Formoni në tigan 4 gropa që të thyeni vezët në çdonjërën prej tyre dhe hidhni pak kripë.
  • Skuqini vezët në flakë të ulët për 3-4 minuta. Mbulojini me spekun dhe sipas dëshirës mund t’i hidhni edhe piper.

femra-moderne.com