
Studimi gjerman: Covid mund të përshpejtojë procesin e plakjes
Një grup mjekësh gjermanë po studiojnë pasojat afatgjata tek pacientët me Covid-19. Sipas tyre infektimi dëmton rëndë disa organe që shkaktojnë probleme në të ardhmen. Drejtuesi i grupit studimor, prof. dr. Stefan Schreiber, mendon se virusi SARS-CoV-2 mund të përshpejtojë procesin e plakjes tek personat e infektuar. Në një intervistë për gazetën “Die Welt” ai tha se “përveç pasojave specifike