Si ta besh realitet endrren per t’u dobesuar, pa hequr dore nga embelsirat? Karen Wheeler ka botuar nje liber per kete, duke u frymezuar nga Maria Antuaneta, e njohur ndryshe si mbreteresha e embelsirave
«Nese s’kane buke, le te hane briosh», thuhet se keshtu eshte shprehur bashkeshortja e Luigjit XVI per te zgjidhur problemet e lidhura me varferine e popullit francez. Kjo fraze e Maria Antuanetes ka bere histori, duke treguar shume edhe per zakonet e saj te te ushqyerit. Thone se ajo nuk hiqte dore asnjehere nga nje cope torte, nga nje briosh dhe qe pinte vetem uje nga qyteti Avray, te cilit i shtonte pak sheqer. Mbreteresha pelqente shume edhe cokollaten, te cilen gjithmone e aromatizonte me nje shkop vanilje. Deshmitaret tregojne se ajo ishte nje grua e dobet, elegante dhe e lehte (me sa duket beli i saj ishte 58 cm). Prandaj pyesim, cili ishte sekreti i saj?
Dieta e Maria Antuanetes
Sekretin e saj eshte perpjekur ta zbuloje gazetarja amerikane Karen Wheeler, e cila ja ka dedikuar nje liber dietes se saj. “The Marie Antoinette diet: eat cake and still lose weight”. Ketu do te gjeni nje regjim ushqimor dedikuar atyre qe pelqejne te hane embelsira, nderkohe qe premton se nuk do shtoni asnje kile, madje do humbisni deri ne 10 kg per 10 jave, pa hequr dore nga embelsirat. Sipas autores, per te humbur peshe duhet te beni shume kudjes tek sasia dhe duke synuar embelsira te lehta ne mbremje.
Dita tipike
Nje dite e frymezuar nga zakonet e te ushqyerit te ikones mbreterore franceze fillon me nje caj ose kafe dhe nje embelsire e vogel, ose briosh. Ne kete rast mund te zgjidhni edhe nje cokollate te ngrohte, te aromatizuar me kanelle, sic bente sovrania. Paradite konsumoni nje frut, ndersa ne dreke konsumoni mish pa yndyre ose peshk dhe perime. Per te mbyllur dreken, nje embelsire e vogel. Pasdite mund te konsumoni fruta ose kos pa yndyre, ndersa ne darke (e cila nuk duhet konsumuar pas ores 20.00) jane parashikuar supera dhe gjelle te ndryshme.
Ushqimet e ndaluara? Te gjitha te skuqurat dhe menute e propozuara ne fast food.
Libri
Per te thelluar me teper kete ceshtje dhe per te kuptuar nese diata e Maria Antuanetes eshte ajo qe po kerkonit, mund te lexoni librin e Karen Wheeler te cilin mund ta gjeni edhe ne Amazon.
femra-moderne.com