Dieta gjate shtatzenise: rendesia e te ushqyerit ne menyren e duhur

Dieta gjate shtatzenise: rendesia e te ushqyerit ne menyren e duhur

Nuk duhet të hani për dy veta, por dy herë më mirë.

  • Shtimi i peshës ideale është 10-12 kile.
  • Hani gjithmonë mëngjes (qumësht ose jogurt, biskota me marmalatë ose mjaltë dhe një frut).
  • Mirë është që t’i hani të tria vaktet kryesore dhe 2 zëmra, paradite dhe pasdite, dhe mos shmangni yndyrnat: ato të vajit të ullirit dhe të peshkut të detit “ndërtojnë” sistemin nervor të fetusit.
  • Kundër rrezikut të helmimit mos hani sallamra dhe mish të gjallë.
  • Dhe nëse perimet janë të freskëta lajini shumë mirë.

Ushqyerja e duhur gjate shtatzanise

Tremujorin e parë

Edhe për shkak të të vjellave pesha nuk rritet shumë. Eshtë rreziku më delikat për fëmijën sepse “vë bazat” e të gjithë arkitekturës së organizmit të tij. Përdorni, por me rekomandimin e mjekut, përbërës vitaminash B9 (acid folik), të cilat janë shumë të dobishme për të parandaluar çarjen në shtyllën kurrizore, një keqformim.

Tremujorin e dytë

Mund të bëheni me gastrit, që ju shtyn të hani bukë ose biskota vazhdimisht. Mos i konsumoni në tavolinë, por gjatë ditës, atëherë kur urthi ndihet më tepër. Shtoni prurjen e hekurit (mish dhe peshk) dhe kalciumit (oktapod, prodhime qumështi, portokalle, qumësht pjesërisht i skremuar).

Tremujorin e tretë

Kileve të tepërta u shtohet edhe mbajtja e ujit. Për ta penguar, shtoni prurjen me kalium dhe pakësoni natriumin, domethënë kripën. Patatet dhe bananet janë shumë të mira. Nuk janë të mira ekstraktet e mishit, sallamrat, ushqimet e konservuara.

femra-moderne.com