Sot do t’ju tregojme disa menyra shume interesante dhe argetuese per prezantimin e frutave dhe perimeve. Jo vetem per te habitur te fruarit tuaj, por edhe per te kenaqur veten gjate gjithe veres.
Secila nga keto prezantime eshte e thjeshte per t’u pergatitur dhe nuk te marrin me shume se 30 minuta per t’u realizuar.
Varke ananasi
A nuk duken vertete te kendshme? Thjesht ndani ne mes per nga gjatesia nje ananas, pastaj beni disa prerje horizontale dhe vertikale brenda frutit. Keshtu do e keni me te lehte ta pastroni nga copat e ananasit dhe te perfundoni me nje tas-ananasi. Tani mbusheni me frutat tuaja te preferuara.
Tas shalqiri
Ne kete rast do t’ju bente pune nje luge per te formuar topa shalqiri (sepse keshtu eshte me e lehte per te hequr pjesen e brendshme te frutit dhe per t’i shfrytezuar ato ne sallaten e frutave). Nese nuk keni, perdorni nje luge te thjeshte.
Ne fillim pritni shalqinin ne mes. Me pas merrni lugen qe formon topa shalqiri dhe filloni nga puna. Pasi te keni mbaruar kete proces, filloni te pastroni me nje luge te thjeshte ate qe ka mbetur tek shalqiri.
Tani zgjidhni frutat tuaja te preferuara dhe shtojini ne tasin prej shalqiri.
- Ide! Ne vend te shalqirit mund te zgjidhni pjepra te vegjel dhe te veproni ne te njejten menyre si me lart per te formuar tasat. Vetem se ne kete rast, secili do kete tasin e tij personal me fruta.
Speca te medhenj te mbushur me perime te gjalla
Thjesht hiqni pjesen e siperme te specave dhe farat dhe mbushini ato me perime te gjalla te prera per se gjati. Mund te zgjidhni kastraveca, selini, karota, bizele, madje edhe speca ngjyra-ngjyra.
Mund te luani me kastravecat, duke i qeruar vija-vija per te krijuar ide edhe me terheqese. Mund t’i shoqeroni me salca te ndryshme.
Fruta ne kunja dhembesh
Ndryshe do t’i quanime “nje kafshate frutash”. Nje vesion me i lehte per t’u konsumuar i shish-frutave, sepse ne kunja dhembesh mund te fusni vetem 2 fruta. Luani me llojin e frutave, ngjyrat, kombinimet dhe ju befte mire!