Nje pjate klasike e kuzhines italiane, eskallopi i vicit me limon eshte shume e shijshme dhe e thjeshte per t’u pergatitur.
Eskallopi i vicit me limon eshte nje nga ato gatime qe gjithmone do ju nxjerri faqebardhe, edhe nese s’merrni vesh fare nga gatimi. Filetot e vicit, te prera holle, i rrahim pak me cekic kuzhine, i lyejme me miell, i skuqim pak nga te dyja anet dhe i shtojme shije me lengun e limonit te shtrydhur. Te njeten procedure mund te ndiqni me filetot e pules ose te gjelit te detit. Ndersa limonin mund ta zevendesoni me portokall, nese doni te provoni nje recete ndryshe (por te njejte).
Perberesit per 4 persona:
- 800 g fileto vici e prere ne feta te holla
- 1 limon
- 1 thelpi hudher
- miell
- vaj ulliri
- nje luge kafe gjalpe
- kripe, piper, majdanoz
- Veshtiresia: e lehte
- Pergatitja: 10 minuta
- Gatimi: 15 minuta
Pergatitja:
- Si fillim i vendosim filetat ne mes te dy letrave furre dhe i godasim lehte me cekic. (Mund t’ja kerkoni edhe kasapit ta beje kete pune nese keni mundesi).
- Lyejini filetat me miell nga te dyja anet.
- Merrni nje tigan te gjere, shtoni vajin dhe gjalpin dhe skuqni filetot nga te dyja anet ne zjarr te forte.
- Grini lekuren e limoni (vetem pjesen e verdhe) dhe ruajeni ne nje tas te vogel. Shtrydheni limonin dhe shuani filetot me lengun e tij (kujdes, kullojeni nga farat dhe pulpa).
- Sherbejini filetat me limon duke i sperkatur me pak piper te sapobluar, lekuren e limoni dhe majdanoz sipas deshires.