Shume pak njerez nuk i kane qefe qent dhe macet. Jane kafshet me te preferuar ne histori. Per ato qe i posedojne, aq me shume ato qe i mbajne brenda shtepise beni mire ti lexoni keto fakte per qenin apo macen tuaj.
E “puthura” e qenit mund t’ju semure!
Mos kujtoni se goja e qenit eshte e paster sado qe ju mund te kujdeseni per higjenen orale te qenit tuaj. Dhembet e qenit jane te mbushura me bakterie dhe mund tju transmetoje mikrobe sic eshte salmonela, apo kampilobakter. Keto organizma futen ne gojen e qenit kur hane ushqim te pisen apo edhe kur perdorin gjuhen e tyre si leter higjenike. Pastaj nje e “puthur” i transmeton keto mikrobe tek njeriu.
Njerezit mund ti semurin kafshet e tyre shtepiake.
Nuk eshte e zakonshme por ndodh qe gripi H1N1 te transmetohet nga ju tek kafsha juaj shtepiake. Shpesh-here eshte i bute por ka ndodhur qe kafsha edhe te kete ngordhur nga ky grip. Veterineret sugjerojne qe te distancoheni nga kafsha juaj gjate kohes qe jeni te semure dhe ti lani duart kur i sherbeni ushqimin.
Mit: Macet mund te vjedhin frymen e bebes.
Kjo lloj paragjykimi ka filluar ne vitet 1700. Kur femijet vdisnin nga sindroma e vdekjes se papritur te foshnjave (SIDS), njerezit shume kollaj fajesuan nje mace qe po qendronte aty prane. Sot qe flasim semundjet, lodrat e buta ose qendrimi ne stomak jane te gjitha te lidhura me SIDS, por jo macet. Macet qendrojne prane sepse jane ngrohte dhe komode, perfekte per nje dremitje alla mace.
Qente mund te nuhasin Hipoglicemine.
Duket sikur po flasim per “Lesin” e famshem, por eshte e vertete. Qente mund te nuhasin nje ulje te rrezikshme te sheqerit ne gjak te nje pronari diabetik dhe lajmeron pronarin qe te veproje duke lehur apo lepire ate. Disa qen jane stervitur per nje pronar diabetik. Nuhatja e tyre eshte 90% e sakte persa i perket hipoglicemise, duke u bazuar tek fjalet e stervitesve.
Qente kane nje shikim dashurie.
Kur ju dhe qeni juaj shikoheni ne sy me njeri tjetrin dhe ai nuk e nderpret shikimin mund te jete nje shikim dashurie dhe jo nje shenje peruljeje. Qente mund ta zhvillojne kete akt me njerezit e afert ndaj tyre, ndersa shikimi sy me sy midis qenit dhe nje personi te panjohur eshte kercenim. Sigurisht jo cdo shikim eshte shenje dashuri, ai thjesht mund te doje te haje darken tuaj.