Fustani i gjate, modelet me te bukura te veres

Në verë, dëshira për fusane te gjata, të lirshme dhe të freskët, përkthehet në një pamje shumë elegante. Nga ato të stampuarat me lule, tek ata me dantella elegante, e deri tek modelet më të thjeshta, me nje fustan te gjatë, jo vetë do ndiheni per bukuri, por edhe shumë “in”.

Fustani i gjatë shpreh gjithmonë një elegancë të veçantë, kjo siguri na mjafton për ta mbajtur në një vend special në garderobën tonë.

Të gjata me prerje të drejta, me rrudha, apo me motive lulesh, ato mund të jenë pikërisht ashtu siç ju i dëshironi. Fustanet e gjata i mbulojnë mangësitë dhe theksojnë, madje dhe zgjasin siluetën tuaj.

Për më tepër nuk dalin asnjëherë nga moda, ju do të ndjeheni të lira, të mbushura me freski në këto ditë të nxehta vere.

Fustani i gjatë, klasiku i kësaj stine të bukur ju shpëton në çdo situatë.

Fustani i gjatë ka avantazhin që transformon pamjen tonë vetëm me ndryshimin e aksesorëve, për të kaluar nga impenjimet e ditës në një mbrëmje më të veçantë.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search