Xhinset: modelet qe kane lene gjurme ne historine e modes

Xhinset jane nje nga veshjet qe nuk mungojne ne asnje dollap per me shume se nje shekull. Keto jane disa nga modelet me trendy te te gjitha koherave

Viti 1970. Supermodelja dhe aktorja Vera von Lehndorff, e njohur profesionalisht si Veruschka, me xhakete dhe pantallona xhins.

Me bel te larte si ne vitet 50, te gjera stil cowboy si ne vitet 70 ose te grisura si ne vitet 80. Pas nje shekulli e gjysme, xhinset nuk e kane humbur lezetin dhe bukurine e tyre. Nga nje veshje pune jane kthyer ne nje rrobe te modes se larte. Xhinsi mbetet i pakohe dhe mban me vete historine e ndryshimeve te shoqerise dekade pas dekade.

Xhinse me bel te larte si ne vitet 50

Pasi James Dean veshi xhinse ne filmin Rini e Djegur ne 1955 , ato jane kthyer ne nje simbol perfaqesues i gjeneratave te ndryshme. e da quel momento sono diventati un simbolo che rappresenta le varie generazioni. Ne te njejten periudhe dolen xhinset me bel te larte, si ato qe Marilyn Monroe vesh ne River of no return ne vitin 1954. Por kujt i shkon ky model? Ne pergjithesi te gjithave.

Te gjera poshte, alla cowboy: ikona e viteve 70

Ne vitet Shtatedhjete ishin ne mode xhinset e ngushta lart dhe te gjera ne pjesen e poshtme te kembeve. I kombinonin me bluza te shkurtra me kurrizin jashte, me canta me theke dhe syze dielli te rrumbullaketa. Vitin e fundit ky model eshte rikthyer fuqishem ne mode.

Te grisura si ne vitet 80

Vitet 80 nuk dalin asnjehere nga moda. Me Cindy Crawford dhe Naomi Campbell, dy modele te kesaj periudhe dhe Madonna, muza frymezuese e xhinseve te grisura. Ajo i kombinonte me xhaketa lekure dhe percina.

Nga mom tek boyfriend jeans

Ne vitet 90 u kthyen xhinset me bel te larte, por ne versionin comfy (te rehatshme). Ne fillim, mom jeans: te quajtura keshtu sepse te kujtojne ato qe vishnin mamate, jane me prerje te drejte dhe me 5 xhepa, si modeli klasik. Ndersa boyfriend jeans, jane si ato te te dashurit, me prerje te drejte dhe rrine te lirshme ne pjesen e siperme. Eshte edhe versioni girlfriend jeans: nje version slim i modelit boyfriend.

Skinny si ne fillim te viteve 2000

Pavaresisht asaj qe propozojne stilistet vitet e fundit (bel i larte, kembe cowbow, etj.) modeli skinny vazhdon te mbetet nder me te preferuarat. Ato me bel te ulet ishin ne mode ne fillim te viteve 2000 dhe me kalimin e viteve kane ndryshuar duke arritur ne modele me te preferuara. I rrine mire te gjithave. Zgjidhini me bel te larte nese keni fizik atletik, ndersa nese trupi juaj ka forme molle, zgjidhni ato me bel te ulet.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search