Kekë të vegjël me ullinj dhe djathë feta

Këto kekë të vegjël me ullinj dhe djathë feta janë një recetë me aromë mesdhetare.

Mund të gatuhen për çdo vakt, por janë edhe një snack shumë i mirë. Janë të përsosura si antipastë, por edhe shumë të preferuara nga fëmijet. Përvec këtyre, kjo recete eshte shume e lehte per t’u gatuar. Nëse ju pëlqejnë gatime të shpejta, të lehta, e të shijshme – kjo recetë është për ju!

Përgatitja: 20 minuta
Pjekja: 45 minuta
Përbërësit për rreth 8 kekë:
200 g feta; 200 g miell; 3 vezë; 15 cl vaj ulliri; 80 g ullinj jeshilë; 1 degë trumze; 20 g gjalpë për format individuale; ½ qeske maja kimike; kripë; piper.

  • Parangroheni furrën në 180 grade C. Priteni djathin feta në kubikë të vegjël. Hiquni bërthamat ullinjve dhe shkëpusni gjethet e trumzës.
  • Në një sallatierë, përzieni me pirun miellin, majanë dhe vezët. Shtoni pak e nga pak vajin e ullirit. Kriposeni dhe piperoseni. Shtoni djathin feta, ullinjtë dhe trumzën.
  • Lyeni me gjalpë 8 forma keku të vogla individuale. Hidhni brumin e përgatitur në 2/3 e lartësisë së formave.
  • Futini në furrë dhe lërini të piqen për 35 minuta.
  • Shërbejini të vakëta ose të ftohta, si aperitiv ose si antipastë, shoqëruar me në sallatë.

femra-moderne.com