Keto bime pastrojne ajrin brenda shtepise

Sipas nje studimi te fundit nga NASA, keto bime mund t’i mbani brenda ne shtepi pasi kane veti te pastrojne ajrin.

Studimi është kryer për të zbuluar mënyra për të hequr bakteret e rrezikshme nga stacionet hapesinore. Studimi i kryer nga NASA ne bashkepunim me Associated Landscape Contractors of America, me qëllim për të hequr qafe agjentët toksikë si benzeni, trichlorethylena dhe formalina nga ajri i shtëpisë. Hulumtimi në fund zbuloi se disa bimë shtëpie mund të heqin toksinat dhe të pastrojne ajrin.

Aloe

Aloe është përdorur për mijëra vjet për të trajtuar problemet me lëkurën. Është gjithashtu një bimë shumë e lehtë për t’u rritur. Një vend i përkryer për të mbajtur një disa vazo me aloe mund të jetë në dritaren e kuzhinës. Ujitja e perditshme dhe rrezet e diellit të ngrohtë janë të mjaftueshme për këtë bimë që të rritet. Aloe pastron ajrin nga benzeni dhe formalina. Eshtë provuar shkencërisht qe aloe i heq të dy këto agjentë nga ajri.

Lule merimanga

Kjo bimë ka marrë këtë emër nga menyra se si gjethet e saj rriten jashtë vazos. Bima merimanga kërkon pak përkujdesje, por ajo nuk duhet të neglizhohet. Monoksidi i karbonit, xylene dhe benzinë qe ndodhen ne ajer mund të eliminohen nga shtëpia me ndihmën e kesaj lule merimange. Kushtet ideale për rritjen e këaj bime mund të jenë në një cep të ftohtë e të errët, ku merr rrezet e rastit të diellit. Gjithashtu rekomnadohet spërkatja me uje e gjetheve të saj gjatë gjithë ditës.

Sansevieria (bima gjarpër)

Kjo bime, e cila ne gjuhen popullore quhet bima gjarper, e ka fituar kete emer per shkak te gjetheve te gjata dhe dredha-dredha. Ajo eshte nje bime e fuqishme qe pastron ajrin dhe largon formalinen me shume lehtesi. Por ajo qe e ben kete bime edhe me madheshtore eshte fakti qe cliron oksigjen gjate oreve te vona te nates. Ta mbash nje vazo ne nje cep te dhomes se gjumit mund te ndihmoje  në rritjen e niveleve tuaja te mbushjes me oksigjen.

Fikus

Kjo bimë e gjatë dhe e bukur bën një dekor madhështor për dhomën e ndenjes dhe të ngrënies. Gjethet e fikusit janë efikase për filtrim e ajrit nga trichlorethylena, formalina dhe benzina. Boja e mureve, pluhuri i mobiljeve dhe tapetit mund të shkaktojnë këto toksina të rrezikshme që ndotin ajrin. Megjithatë, Fikusi i gjatë dhe i fortë mund të ndihmojë për të hequr qafe nga një dhomë të gjithë agjentët e dëmshëm. Natyrisht, kujdesi i duhur është i nevojshme që Fikusi të rritet. Kjo bimë kërkon disa orë drite dielli jo të drejpërdrejtë që të rritet.

Aglaonema (Chinese evergreen)

Chinese evergreen, është një bimë me gjelbërim të përjetshëm, me aftesi vetë-mbijetese, pasi kërkon pak përpjekje për t’u rritur. Megjithatë, ka veprim më të mirë në klimat me lagështi dhe temperaturat e ftohtë. Chinese evergreen është shume e mire për filtrimin e ajrit nga formalina dhe benzina. Fakti qe nuk ka nevoje per shume mirembajtje e bën atë një nga më të preferuarat për shtëpitë.

Pastroni ajrin dhe zbukuroni shtepine me bime lulezuese: Krizantema, azalea dhe gerbera

Përvecse të qenit nje kënaqesi për t’u parë, keto lule kane edhe veti te tjera. Mund të përdoren për filtrimin e ajrit dhe dekor. Janë në dispozicion në pothuajse çdo ngjyrë, gjë që i bën këto bimë të përsosura për çdo dhomë.

Krizantema është një nga më të mirat për të pastruar ajrin nga benzeniti, e cila është lënë zakonisht pas nga boja, goma dhe detergjentet. Në mënyrë që kjo bimë të rritet, janë të nevojshme rrezet e diellit direkte për disa orë në ditë.

Krizantema

Azalea është një bimë shume e mire per largimin e formalines, por ajo gjithashtu rrit nivelin e oksigjenit. Ekspertët e bimëve thonë që ta vendosni kete lule në një zonë të lagësht të shtëpisë tuaj dhe ujiteni vazhdimisht. Ka nevoje per driten e diellit, por jo te drejperdrejt.

Azalea

Gerbera është e mire për eliminimin e trichlorethylene dhe benzenit. Përveç të qënit pastruese të fuqishme të ajrit, kjo lule është edhe e këndshme për syrin. Gerbera ka nevojë per disa orë rreze dielli direkte çdo ditë.

Gerbera

femra-moderne.com