Kim Kardashian dhe Kanye West do të bëhen prindër për herë të katërt.
Edhe më parë, ajo ka treguar se dëshiron të ketë shumë fëmijë dhe i katërti ishte në plane qëkur kanë ruajtur embrionin e fundit.
Kim nuk bën dot më fëmijë në mënyrë natyrale duke qenë se rrezikon jetën e saj, por dhe edhe te femijes.
Femija e ka per te lindur në muajin maj dhe do të jetë fëmija i katërt i çiftit.
Kim, 38 vjeç, vuajti nga një sërë çështjesh shëndetësore në shtatzënitë e saj të mëparshme, duke përfshirë preeklampësinë (një gjendje në shtatzëni e karakterizuar nga tensioni i lartë i gjakut, ndonjëherë me mbajtjen e lëngjeve dhe proteinuria) dhe placenta accreta (qe është një gjendje serioze e shtatzënisë që ndodh kur placenta rritet shumë thellë në murin e mitrës).
Çifti përdori një zëvendësues për Chicago, të lindur 11 muaj më parë.
Është raportuar se nena surrogato qe solli ne jete Chicago-n – një grua e martuar në të njëzetat – lindi fëmijën e saj në prag të Krishtlindjes duke e bërë atë të padisponueshme per te lindur edhe femijen tjeter te ciftit te famshem.
Kim dhe Kanye janë gjithashtu prindër të North, pesë vjec, dhe Saint, tre vjec.