Komposto qershie

Kompostoja e qershise eshtë një nga recetat më të ëmbla dhe te shijshme të stinës. Mesoni se sa e thjeshte eshte përgatitja e kompostos me qershi.

Përbërësit per 2 kavanoza

  • 1 kg qershi (me ngjyrë të fortë, të kuqe ose të zeza)
  • 6-7 lugë gjelle sheqer
  • 1 kavanoz ujë
  • 2-3 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja 

  • Pastroni qershitë nga bishtat (nëse dëshironi mund t’u hiqni dhe bërthamat me nje mjet te posacem).
  • Lajini me ujë të rrjedhshëm dhe lërini që të kullojnë mirë.
  • Mbushni kavanozat me qershi, por jo deri ne gryke. (Mbushini deri ne gjysme ose trecerek).
  • Në një tenxhere të madhe, shtoni ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit.
  • Pasi sheqeri nis të shkrijë lëreni shurupin të ziejë edhe për 5 minuta.
  • Shtoni shurupin e përgatitur, i cili duhet të jetë i ngrohtë, ne kavanozat me qershi.
  • Lërini rreth 10 minuta dhe më pas mbyllini kavanozat me kapak.
  • Vulosni mirë kavanozat duke i futur në një tenxhere me ujë deri nën kapakët e kavanozave pa i mbuluar tërësisht ata.
  • Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni të zjejë përreth 20 minuta.
  • Më pas largojini vazot nga zjarri dhe lërini të ftohen.
  • Kavanozat me komposto mund t’i ruani në një vend të freskët ose në frigorifer.

Keshille: Mos harroni qe, para se te pergatisni komposton, te steriziloni kavanozat që do përdorni për mbajtjen e kompostos.

Per nje shije unike: Nëse preferoni brenda kavanozave mund të vendosni nga një shkop kanelle, disa karafila apo edhe pak vanilje.

femra-moderne.com