Mango, nje superfrut i natyres me shume vlera ushqyese

Po te hash nje mango fiton 60 kalori, gati te gjitha vitaminat e grupit B dhe sipas nje studimi te koheve te fundit, ka vlera antitumorale.

Eshtë e përbërë prej rreth 81% ujë, 0.5% proteina, 17% karbohidrate, fibra dietike, minerale dhe sheqerna. Midis mineraleve te ndryshme qe ka ne permbajtje, janë kalciumi, sodium, fosfor, hekur, magnesium, kalium, bakri dhe zinku. Shumë e lartë prania e vitaminave, veçanërisht vitaminës A, dhe flavonoide si beta-caroten, alfa-karotene dhe beta-cryptoxanthin. Po te konsumojme nje mango te tere ne dite plotesojme kërkesen e përditshme të organizmit tonë per kete vitamine. Përveç vitaminës A, mangot permbajnë pothuajse të gjitha vitaminat B, vitaminë C, D, E, K dhe J. Mango ofron një vlerë të mesme-të lartë energjisë, pasi eshte kryesisht i përbërë nga karbohidrate të thjeshta (fruktoza).

Studimet e fundit shkencore kanë treguar se mangot permbajne vlera antitumorale, në sajë të pranisë së një antioksidanti te quajtur lupeol, efekti i dobishëm i të cilit duket se është mbi te gjitha në lidhje me pankreasin. Në sajë të përmbajtjes së lartë të substancave oligominerale, mango është një frut me veti pastruese, depurative, laksative dhe diuretike. Prandaj, eshte një ushqim shumë i përshtatshëm për ata që vuajnë nga kapsllëku dhe mbajtja e ujit nga trupi.

Me mango është gjithashtu e mundur të trajtohen ftohja dhe kolla, mjafton te ziesh lekuren e tyre dhe pasi te kullohet, te konsumohet tre here ne dite per nje jave. Gjithashtu, në sajë të vetive të substancave që kane ne përmbajtjen e tyre, mangot janë gjithashtu një tonik i shkëlqyer në rastet e gjendjes se semundjeve, apo periudhave të stresit të madh fizik.

Doni te dini si ta prisni nje mango? Shikoni videon:

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search