Vaji i ullirit, pse ben mire

Vaji i ullirit konsiderohet si vaj i florinjte, jo vetem per pamjen, por edhe per te mirat qe na fal. Studimet kanë treguar rëndësinë e një të ushqyeri të pasur me këtë “yndyrë” të mirë”, që e ndihmon organizmin të qëndrojë i ri.

Është i pamohueshëm fakti që vaji i ullirit bën mirë në çdo moshë. Përveç kësaj, kërkimet kanë zbuluar aftësitë e tij për të parandaluar sëmundjet arteriosklerozike, koronarie dhe infarktin.

Shton kolesterolin e mirë

  • Është provuar që një prurje e lartë acidesh lyrore të ngopura shton kolesterolin në gjak, në veçanti atë të keq (Ldl).
  • Në të kundërt, një prurje e duhur acidesh të pangopura (dhe në veçanti mono të pangopura, gjerësisht të pranishme te vaji), mundëson uljen e Ldl dhe mban konstante Hdl, kolesteroli i mirë, sepse i mban arteriet të pastra.
  • Kjo pastërti largon rrezikun e tkurrjes së kanaleve të gjakut, në veçanti atyre koronare, duke shmangur shfaqjen e infarktit dhe të sëmundjeve të tjera arteriosklerozike, hipertensive dhe diabetike. Një ndërfutje korrekte e yndyrnave të pangopura, që nga fëmijëria, ndihmon në rritjen e mirë, duke i mundësuar indit qelizor të asimilojë të tjera substanca, të domosdoshme për rritjen.

Është mik i tretjes

  • Përveç se është lartshmërisht i tretshëm, vaji lehtëson funksionin gastrik dhe favorizon përthithjen e vitaminave lipo-të-tretshme, A, D, E dhe K.
  • Së fundi, mund të ketë edhe efekte laksative dhe të favorizojë funksionet e stomakut dhe zorrëve.

Ka një veprim të fortë antioksidues

  • Një lugë gjelle vaj ulliri përmban 1.9 miligramë vitaminë E, e cila është 10 për qind e vlerës së përditshme të kësaj lëndë ushqyese, bazuar në një dietë me 2000 kalori.
  • Doza e rekomanduar ditore e vitaminës E – për meshkujt dhe femrat mbi 14 vjeç  – është 15 miligram në ditë. Për gratë që përpiqen të mbeten shtatzëna, këshillohet të merret edhe pak më shumë.
  • Vitamina E është një antioksidant që kufizon prodhimin e radikaleve të lira në trup dhe ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve kronike. Për shembull, radikalet e lira, pervec plakjes se parakohshme, mund të kontribuojnë në zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
  • Vitamina E gjithashtu luan një rol në rritjen e funksionit imunitar.

Si ta ruajmë vajin e ullirit

  • Është e rëndësishme të bëni kujdes në ruajtjen e vajit, sidomos atij të ri, sepse antioksiduesit janë substanca shumë të paqëndrueshme, që humbasin në mungesë të një ruajtjeje korrekte.
  • Para së gjithash, vaji duhet mbrojtur nga drita e drejtpërdrejtë, prandaj preferohet të mbahet në shishe të errëta, larg burimeve të nxehtësisë.
  • I ftohti nuk e kompromenton cilësinë e produktit.
  • Nëse shishja e vajit hapet, duhet konsumar brenda një periudhe të arsyeshme dhe, sido që të jetë, thelbësore është ta mbyllni gjithmonë mirë.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search