Këto qofte me spinaq jo vetem qe jane te shume te shijshme, por janë edhe shume të lehtë për t’u përgatitur.
Përbërësit
- 500 g spinaq
- 2 gota me bukë të thekur të grirë
- 1 filxhan me djathë të bardhë të thërrmuar
- 3-4 vezë
- 3-4 lugë gjalpë
- Nenexhik i njomë
- Kripë
- Piper të zi
Menyra e përgatitjes:
- Lani dhe pastroni spinaqin. Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kur të valojë hidhni gjethet e spinaqit.
- Lerini te marrin vale 5 minuta dhe më pas kullojeni duke shtrydhur ujin e tepërt.
- Në një tas hidhni spinaqin e ngrohtë dhe gjalpin e zbutur në temperaturë ambienti.
- Shtoni nenexhikun e grire imet, bukën e thekur të grirë dhe djathin. Përzjejini mirë që përbërësit të krijojnë një masë homogjene.
- Hidhni vezët dhe më pas kripë dhe piper. (Sipas deshires, mund t’i shtoni pak hudher te grire ose pluhur).
- Lëreni të qëndrojë përreth 30 minuta, ndërkohë që ngrohni furrën në 200 gradë Celsius.
- Përgatisni një tavë duke e lyer me vaj ulliri ose shtroni nje leter furre.
- Me ndihmën e një luge krijoni toptha të vegjël me përzierjen e spinaqit.
- Nëse brumi është pak i ngjitshëm, njomini duart me pak ujë.
- Në një pjatë hidhni pak bukë të thekur, aty do të rrotulloni topthat me spinaq derisa e gjithë sipërfaqja të jetë e mbuluar.
- Vendosini në tavë me pak largësi mes tyre. Futini në furrë për t’i pjekur përreth 15 – 20 minuta, ose derisa të jenë mpiksur.
- Mund t’i shoqëroni me pak salcë kosi ose xaxiq.
Keshilla:
- Mund ta zevendesoni djathin me gjize.
- Mund te pergatisni edhe nje tave me qofte spinaqi ne nje shtrat me salce domatesh. Mund ta konsumoni me buke te thekur ose ta shtoni siper makaronave.