Salcë kremoze me ullinj dhe hudhër

Salca e ullirit përgatitet nga ullinjtë e zinj, por nëse preferoni një aromë pak më të butë, atëherë zgjidhni ullinjtë tuaj të preferuar.

E thjeshtë për t’u përgatitur dhe e shijshme sa s’ka! Salca e ullirit përdoret kryesisht për brusketa, por mund të shoqëroni edhe perimet apo mishrat e ndryshëm.

Përbërësit:

  • 3 gota me ullinj të zinj
  • 3 lugë çaji me vaj ekstra të virgjër ulliri
  • 3 lugë çaji me uthull rrushi
  • 1-2 thelpinj hudhre të grirë
  • lëng limoni

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm në një mikser për disa minuta derisa të shkrihen në një salcë të njëtrajtshme.

Këshilla:

  • Kaperit janë një përbërës shtesë të shkëlqyer për këtë salcë. Mjaftojnë 1 ose 2 lugë.
  • Mund të shtoni majdanoz të freskët të grirë në recetën e mësipërme. Ka disa që preferojnë rigonin dhe të tjerë nenexhikun.
  • Nëse doni të krijoni një përzierje unike shijesh të forta me bazë peshku, recetës mund t’i shtoni sardele ose açuge.
  • Mund ta pasuroni recetën duke shtuar arra të pjekura ose fara pishe.

femramodene.al