Keto sardele ne furre me siguri qe do joshin kedo.
Të skuqura ne vaj, edhe pse shume te shijshme dhe aromatike, sardelet mund te mos jene zgjedhja juaj e pare. Prandaj po ju propozojme kete recete. Sardelja eshtë një peshk që gatuhet shumë kollaj dhe nuk kushton shume. Pa permendur vlerat e larta ushqyese dhe mireberese per shendetin.
Përbërësit për 1 person:
- 150 g sardele
- 1 lugë e vogël vaj ulliri
- 1 limon
- 1 thelpi hudher e shtypur
- 1 tufë majdanoz
- kripë
- pak piper
Menyra e pergatitjes:
- Lani dhe pastroni sardelet. Thajini me letër kuzhine.
- Merrni nje tave furre dhe vendosni peshqit. Hidhini siper vajin e ullirit, hudhren, lengun e limonit, kripe dhe piper.
- Mbulojini me leter alumini dhe lerini te marinohen per 1 ore ne frigorifer.
- Para se t’i gatuani, nxgrohni furren ne 200 grade C. HIqni letren e aluminit dhe piqini derisa te fillojne te marrin nje ngjyre kafe.
- Kur të piqen, rregullojini sardelet në një pjatë, zbukurojini me disa gjethe majdanozi dhe dy feta limon.