Shendeti riprodhues tek femrat: ja ekzaminimet e nevojshme

Dihet se shendeti i grave ne pergjithesi eshte i lidhur ngushte me gjendjen e shendetit te tyre riprodhues. Ka shume ekzaminime qe e tregojne kete gje dhe disa nga faktore jane vizitat gjinekologjike, pap testi, ekoja etj.

Per t’u kujdesur per shendetin riprodhues grate duhet te bejne nje ekzaminim gjinekologjik. Ekzaminimet gjinekologjike mund te jene futur ne praktike vetem kohet e fundit. Ne fakt me te rrezikuara nga problemet gjinekologjike jane grate pas moshes 35 vjec.

Vizita gjinekologjike

Vizita gjinekologjike tregon se një femër ka një edukim të mirë seksual dhe mund të diagnostikojë në kohë sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

  • Një femer duhet të jetë tepër e kujdesshme me trupin e saj. Është mirë që kontrolli të fillojë pas raportit të parë seksual, në mënyrë që të parandalohet çdo lloj shqetësimi i mëvonshëm. Nëse një vajzë është 25 vjeçe dhe nuk ka kryer ende marrëdhënie seksuale, duhet të bëjë një kontroll të paktën një herë në vit. Kontrolli mund të jetë i përvitshëm, ose një herë në dy vjet.

Ja nje pershkrim i detajuar se si duhet te kryhet nje vizite gjinekologjike

  • Mjeku duhet t‘i kushtojë më shumë vëmendje pjesës së jashtme të organit gjenital.
  • Vizita gjinekologjike shkakton emocion, frikë dhe ndjenjën e turpit tek femrat megjithëse mund të zgjasë shumë pak. Nuk duhet harruar se kontrolli gjinekologjik është një element i domosdoshëm për jetën e një femre. Me anë të këtij kontrolli diagnostikohen shumë sëmundje.
  • Me anë të kontrollit gjinekologjik mund të përcaktohen dhe diagnostikohen që në fazat e para kanceri i vaginës, qafës së mitrës, vezoreve.
  • Infeksionet në qafën e mitrës mund të diagnostikohen dhe të kurohen pa
    u përkeqësuar.
  • Gjithashtu gjinekologu duhet të kontrollojë me shumë kujdes edhe gjendjen e muskujve prevaginalë, nëse janë hipertonikë, që dhembin, shpesh shoqërohen me dhembje gjatë marrëdhënies, ose hipotonikë, që janë të sforcuar vazhdimisht dhe për këtë arsye ka më pak ndjeshmëri vaginale gjatë marrëdhënies seksuale.
  • Nëse gruaja ndjen siklet dhe ka djegie gjatë marrëdhënies, duhet t‘i drejtohet mjekut për të diagnostikuar “hartën e dhembjes”, duke marrë parasysh të gjitha pikat ku ajo ndjen dhembje (te pjesa e jashtme e organit gjenital, në mes ose në thellësi të vaginës).
  • Në fund duhen kontrolluar qafa e mitrës dhe vezoret, për ndonjë fibromë.

Çfarë pyetjesh duhet të presim nga mjeku gjinekolog?

Pasi ju ka pyetur për arsyen e vërtetë të vizitës, pra nëse bëhet fjalë për një kontroll të thjeshtë rutinë, ose më të imtësishëm për të zbuluar ndonjë patologji specifike, duhet të përqendrohet te katër format e anamnezës

  • familjare (tumoret, menopauza e parakohshme, çrregullime menstruale të pranishme në familje),
  • patologjike (sëmundje që keni pasur në të kaluarën),
  • fiziologjike (të shfaqura me ardhjen për herë të parë të menstruacioneve, ritmi, karakteristika të rrjedhjes së gjakut, aspekte të jetës seksuale dhe gjinekologjike)
  • patologji të tjera (për sa i përket shqetësimeve që pacientja dëshiron të konsultohet).
  • Gjithashtu është e rëndësishme të sqarohet nëse keni bërë analiza të tjera gjatë kohëve të fundit: data e pap-testit të fundit, data e analizave të fundit të gjakut ose të kontrolleve të tjera të rëndësishme.

Eko gjinekologjike

Ne diten kur do kryeni eko gjinekologjike duhet te mbani parasysh: te pini lëngje, nje liter uje natyral, per te mbushur fshikëzen tuaj (kjo duhet të perfundoje një orë para fillimit të ekzaminimit.) Mos e zbrazni fshikëzen tuaj derisa te kryeni ekzaminimin.

  • Nepermjet kesaj ekoje do vezhgohet me imtesi gjendja e vezoreve dhe mitres, nese ka ndryshime ne madhesi apo vendndodhje.
  • Ekoja është një mjet i pazëvendësueshëm për çdo gjinekolog, pasi mund të na japë një informacion të caktuar. Të sëmurit duhet t’i bëhet një eko gjinekologjike edhe nëse nuk ka ndonjë shqetësim.
  • Ekoja mund të bëhet nga rrugët vaginale ose abdominale.

Ekzaminimi i gjirit

Gjate vizites gjinekologjike, mjeku mund te beje edhe nje ekzaminim te gjinjve. Ky kontroll eshte nje komponent i rendesishem i vleresimit te shendetit te femres, edhe pse te gjitha grupmoshat e grave nuk i jepin vleresimi i duhur ketij kontrolli.

Pap Testi

Kryerja ne kohen e duhur e Pap Testit eshte konsideruar nje prej menyrave me te rendesishme te percaktimit te prezences, ose te rrezikut te karcinomes se qafes se
mitres.

Ne Shqiperi numri i grave qe perdorin Pap Testin ngelet akoma i vogel.

  • Një rezultat pozitiv tregon se mund të ketë ndryshime patologjike dhe se duhet të kryhen procedura të mëtejshme diagnostike.
  • Depistimi me Pap-test rekomandohet për të gjitha femrat duke filluar nga mosha 18 vjeç ose me fillimin e aktivitetit seksual (nqs aktiviteti seksual ka filluar para kësaj moshe). Intervali i depistimit është zakonisht një herë në vit.
  • Qëllimi i kryerjes së Pap-testit është të kërkojë për ndryshime të mundshme në qelizat e kolumit (qafës së mitrës).
  • Gjetja e këtyre ndryshimeve në faza fillestare dhe trajtimi i tyre i hershëm, do të
    parandalojë zhvillimin e kancerit të kolumit.
  • Pap-testi zakonisht kryhet si pjesë e ekzaminimeve periodike gjinekologjike të një gruaje. Paptesti kryhet në kushte ambulatore për vetëm pak minuta.
  • Pap-testi kryhet duke shkëputur me kujdes eliza nga kolumi, dhe duke i shtrirë
    dhe fiksuar ato me kujdes në një lamë mikroskopi, e cila dërgohet ne laboratorin e patologjisë për ngjyrim dhe vlerësim.

Idealja për kryerjen e ketij testi do të ishte dita e 10-14 që nga dita e parë e periodave. Megjithatë edhe nëse keni një sasi minimale hemorragjie, testi përsëri mund të kryhet.

  • Është mirë të evitohet përdorimi i tamponeve vaginale, shplarësve vaginalë, dhe
    dushit vaginal për të paktën 24 orë para marrjes së Pap-testit.

femra-moderne.com