Një ilaç i mrekullueshëm shtëpiak kundër gripit, ftohjeve dhe problemeve të fytit është shurupi me mjaltë dhe qepë (ndonjëherë edhe me hudhër). Ndërsa ky version që do ju tregojmë sot është shumë më i shijshëm dhe shume efikas.
E rëndësishme! Mjalti nuk duhet t’u jepet fëmijëve nën 12 muajsh. Xhenxhefili është i pasur me substanca anti-inflamatore dhe dezinfektuese. Limoni është i pasur me vitaminë C. Mjalti ka veti antibakteriale.
Përbërësit:
- 2 limona bio
- mjaltë
- 3-4 cm xhenxhefil
Mënyra e përgatitjes:
- Lani limonat mire (do përdorni edhe lëkurën).
- Pritini në feta të holla. Hiqini farat.
- Qëroni xhenxhefilin dhe grijeni në një rende në copa të vogla.
- Lani më ujë të përvëluar dhe thani një kavanoz. Hidhni në 2 lugë mjaltë.
- Shtoni 3-4 feta limoni.
- Hidhni pak xhenxhefil.
- Vazhdoni me 2-3 lugë mjaltë.
- Përsëritni të njëtat veprime derisa kavanozi të mbushet.
- Në fund mbusheni kavanozin me mjaltë.
- Mbylleni kavanozin dhe lereni për 24 orë në një vend të freskët.
- Ruajeni në frigorifer. Shtoni një lugë në ujë të nxehtë ose çaj.