Nje recete të shijshme për një festë: një triumf çokollate nga një shefi i madh francez Alain Ducasse
Për 10 persona
Përgatitja: 30 minuta. Gatimi: 8 minuta. Vështirësia: mesatare.
Përbërësit
Shkuma: 300 g çokollatë e shkrirë e hidhur: 8 të verdha veze; 150 g sheqer; 2 të bardha veze; 75 g panë.
Krem çokollate: 25 cl qumësht; 125 g panë; 200 g çokollatë e shkrirë e hidhur, 15 g sheqer.
Shtresa e sipërme dhe garnitura: 200 g çokollatë e shkrirë e hidhur.
Përpunimi:
Shtresa e sipërme: Shkrini 100 g çokollatë në banjëmari. Me ndihmën e një furçeje lyeni formën me çokollatë të shkrirë. Lëreni të ftohet dhe hiqeni shtresën nga forma. Ruajeni në ambient të freskët.
Shkuma: Shkrini në zjarr të ulët çokollatën dhe panën, duke i lënë të vaken. Rrihni në banjëmari të verdhat e vezëve me 100 g sheqer. Rrihni të bardhat e vezëve sa të fryhen me pjesën tjetër të sheqerit. Kur çokollata të jetë vakur, shtoni me kujdes një pjesë të së bardhës së vezëve me pjesën tjetër në kremin e ftohur.
Kremi: Grini imët çokollatën. Zieni qumështin me panën dhe sheqerin. Me t’u hequr nga zjarri, shtoni çokollatën e grirë.
Garnitura dhe paraqitja: Hidheni shkumën në një enë. Në qendër vendosni formën me çokollatë, duke e mbajtur në nivelin e shkumës. Në momentin që do të serviret, mbushni shtresën e sipërme me krem çokollate të vakët. Zbukurojeni shkumën me pjesën tjetër të çokollatës së grirë në copa të mëdha.