Si te pergatisim recel me mana

Tani eshte periudha me e mire per te mbledhur mana dhe per te pergatitur disa receta te vecanta. 

E dini qe manat mund t’i ruani ne ngrirje dhe t’i pergatisni si smoothie kur te keni deshire? Gjithashtu mund te beni edhe kete recel te shijshem, me te cilin mund te pergatisni keke te ndyshem.

Receli i manave eshte nje perqendrim mireqenieje dhe shije. Perfekte per te embelsuar ditet tuaja. Mesoni pra se si ta pergatisni me duart tuaja se bashku me Femra Moderne.

Manat kane origjine te lashte dhe jane zbuluar nga Marko Polo ne Kine. Ne Shqiperi dhe Europe jane me te perhapura manat e bardha dhe te zeza. Ky frut ngjan me manaferrat dhe perdoret ne shume pergatitje te kulinarise: torta, embelsira e marmalata etj.

 

Keshille: Nese doni mund te perzieni edhe fruta te tjera pylli si mjedra apo manferra bashke me manat per te bere kete recel.

Mos harroni! Sigurohuni qe t’i lani mire para se t’i konsumoni dhe gatuani.

Perberesit

  • 500g mana te kuq ose te bardhe
  • 500g sheqer
  • lengu i gjysme limoni

Menyra e pergatitjes

  1. Hiqini te gjithe bishtat manave dhe vendosini ne nje tigan te thelle.
  2. Temperatura e gatimit duhet te jete mesatare. Nderkohe qe frutat ziejne, shtypini qe te nxjerrin te gjithe lengun.
  3. Pasi te fillojne te vlojne shtoni sheqerin dhe lengun e limonit.
  4. Hiqeni nga zjarri dhe perzieni recelin derisa sheqeri te tretet.
  5. Kthejeni perseri ne zjarr qe te zieje edhe per disa minuta.
  6. Ndajeni neper kavanoza dhe mbyllini ne menyre hermetike. Mund ta ruani recelin ne nje vend te fresket dhe te erret deri ne 2 vjet.

femra-moderne.com