Deshironi nje supe te shpejte dhe te shijshme, me pak perberes? Kjo supe kremoze me kunguj eshte ajo qe duhet te provoni. Ja se si ta pergatisni
- Kalori: 60
- Koha e pergatitjes: 5 min
- Koha e gatimit: 20 min
- Racione: 4

Perberesit:
- 1/2 qepe e grire
- 2 thelpi hudhre
- 3 kunguj mesatare (me lekure, te prere ne rrathe)
- 900 ml leng pule ose perimesh
- 2 luge ajke
- kripe, piper
- djathe parmixhano i grire (per t’ja hedhur siper, sipas deshires)
Menyra e pergatitjes:
- Shtoni ne nje tenxhere lengun e pules, qepen, hudhrat dhe kungujt dhe lerini ne ziejne ne zjarr mesatar.
- Ulni zjarrin, mbulojeni me kapak dhe lerini te ziejne edhe per 20 minuta sa te zbuten.
- Hiqe tenxheren nga zjarri dhe bluajeni supen me nje blender, shtoni ajken dhe vazhdoni ta bluani derisa te behet kremoze.
- Provojeni per kripe e piper, rregullojeni sipas shijes tuaj.
- Ndajeni neper tasa dhe sperkateni siper me djathin parmixhano te grire.
