Supë me thjerrëza, e shëndetshme dhe ushqyese

Një racion me supë me thjerrëza plotëson pothuaj të gjithë nevojën tuaj ditore për hekur.

Supa me thjerrza përbën një vakt të shëndetshëm për këdo që e konsumon, jo vetëm për vlerat shëndetsore që ka por edhe për efektet mbrojtëse që i dhuron organizmit kundër të ftohtit dhe virozave gripale të stinës.

E ngrohtë, e shijshme dhe pak pikante kjo është një pjatë fantastike, e cila falë ushqyesve që ka plotëson në mënyrë perfekte normën ditore të organizmit për fibra, hekur dhe proteina.

Thjerrëzat janë një burim i shëndetshëm karbohidratesh, një ushqyes makro të cilin organizmi e transformon në glukozë dhe më pas në energji.

Nevojat ushqimore të njeriut variojnë dhe janë të bazuara tek pesha, stili i jetës dhe gjinia, megjithatë një vakt mesatar duhet të ofrojë 300-600 kalori. Rrjedhimisht, supa me thjerrëza është ideale për ata që duan t’i përmbahen rekomandimeve për këtë sasi kalorish.

Vlerat shëndetsore

  • Supa me thjerrëza është një burim i mirë proteinash dhe fibre. Çdo racion i kësaj supe përmban 11.1 gramë fibër që plotëson një pjesë të rëndësishme të dozës prej 25-38 gramë të fibrës që duhet të konsumoni çdo ditë.
  • Fibra i bën mirë sistemit tretës dhe zorrëve, duke parandaluar diarenë, konstipacionin dhe sëmundje të tjera të aparatit tretës.
  • Një racion me supë me thjerrëza plotëson pothuaj të gjithë nevojën tuaj ditore për hekur.
  • Në mesin e ekspertëve të mjekësisë popullore besohet se ushqimet pikante mund të luftojnë të ftohtit, ky është edhe rasti i supës me thjerrza.
  • Efektet mirëbërëse të ushqimeve pikante arrijnë të çlirojnë rrugët e frymëmarrjes nga sekrecionet. Alicina që gjendet tek hudhra, një nga përbërësit e kësaj supe, është shumë e dobishme kundër të ftohtit dhe gripit.
  • Për të përfituar maksimalisht nga vlerat mbrojtëse të kësaj supe, AgroWeb.org sugjeron një recetë të lehtë për përgatijen e saj në kushtet e shtëpisë.

Përgatitja e Supës me Thjerrza

Përbërësit

  • 2 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 qepë të madhe të grirë hollë
  • 2 karrota të grira
  • 2 thelpinj hudhër
  • Gjysëm luge me spec djegës pluhur
  • 1 lugë çaji me rigon të thatë
  • 1 filxhan çaji me thjerrëza
  • 420g domate të konservuara
  • 6 gota me lëng perimesh
  • Një lugë e gjysëm çaji me kripë
  • Gjysëm luge çaji me piper të zi të bluar

Udhëzimet

  • Qëroni dhe shtypni thelpinjtë e hudhrës. Lërini mënjanë për 5-10 minuta që të çlirojnë të gjithë substancat mirëbërëse.
  • Ngrohni vajin e ullirit në tenxhere. Shtoni qepën dhe kavërdiseni për 3 minuta duke e përzier herë pas here.
  • Shtoni lëngun e perimeve, thjerrëzat, karrotat, specin djegës, rigonin, kripën dhe piperin. Lërini të ziejnë për 25 minuta me kapak të mbyllur.
  • Shtoni hudhër dhe lëreni të ziejë edhe për 5 minuta të tjera.
  • Servireni nëpër pjata dhe hajeni të ngrohtë.

Teksti: AgroWeb.org

Foto: levanacooks.com