
Princesha japoneze heq dorë nga titulli sepse ra ne dashuri
Princesha e Japonisë, 28-vjeçarja Ayako është martuar me të dashurin e saj 32-vjeçar Kei Moriya, nëpunës në një kompani anijesh. Martesa me një njeri të thjeshtë e detyroi princeshën që të heqë dorë përfundimisht nga pozicioni i saj dhe luksi. Ceremonia u zhvillua në kompleksin e shenjtë “Meiju Jingu” në Tokion Qendrore dhe përfshiu shkëmbimin e unazave dhe pijeve japoneze.