Torta e vjehrres eshte nje tortë e mirë, e butë, qe kalon “proven” e vjehrres dhe qe mund ta shijoni së bashku me dashuri të madhe.
Me siguri qe pyetja e pare qe ju vjen nder mend eshte: Pse quhet Torta e Vjehrres”? Shpjegimi eshte shume i thjeshte, pasi ne fakt kjo torte mund te pergatitet per nje kohe shume te shkurter. Perfekte kur keni nje vizite te paprogramuar nga vjehrra juaj, por edhe nga miq e te aferm qe ju vijne ne shtepi papritur.
Duhet te beni kujdes vetem per nje detaj, duhet t’i rrihni mire vezet me sheqerin. Ne kete recete kemi shtuar edhe pikat e cokollates, per t’i shtuar shijen. Por receta origjinale nuk i ka, prandaj nese deshironi mund ta lini neutrale, dhe ta shijoni me marmelate ose cokokrem. Ja receta:
Per kete torte ju duhen:
- 150 ml pana e lengshme
- 130 gr miell 00
- 130 gr sheqer
- 3 veze
- 1 bustine maja embelsirash
- pak vanilje
- pika cokollate (nese deshironi)
Pergatitja
- Rrihni vezet bashke me sheqerin e bluar imet derisa masa te behet e qarte dhe shkumoze.
- Shtoni panen e fresket.
- Bashkoni miellin, majane dhe vaniljen pluhur duke i situr. Perziejini mire me rrahesen elektrike.
- Ne fund shtoni tre luge me pika cokollate dhe perziejeni me kujdes. Nese nuk deshironi, mund te mos ja shtoni pikat e cokollates.
- Merrni nje tepsi ose forme keku, lyejeni me gjalpe dhe pudroseni me miell, pastaj derdhni masen ne te.
- Piqeni ne furre te parangrohur dhe statike ne 180° per 35 minuta.
- Lereni te ftohet ne furren e fikur dhe te hapur, pastaj nxirreni nga forma dhe pudroseni me sheqer pluhur persiper.
- Sherbejeni torten e vjehrres jo vetem vjehrres 🙂 Te gjithe ata qe do ta provojne do mbeten plotesisht te kenaqur.
Nese deshironi mund te shikoni edhe nje video te recetes se tortes ketu: