Pa dyshim qe ky ështe një nga stilet më moderne të ketij viti
Prerja që po shkon në modë këtë vit është frymëzuar nga vitet ’80. Bëhet fjalë për variantin e përpunuar të flokëve të Farrah Fawcett, që u dhuron volum si flokëve të gjatë ashtu edhe atyre mesatarë.
Prerja: kryhet me gërshërë, duke krijuar shkallëzime të gjatësive të ndryshme, me anë të briskut që u fal flokëve lëvizshmëri. Balukja pritet me gërshërët në mënyrë vertikale, për të krijuar “boshllëqe” strategjike.
Ngjyra: baza është e ngrohtë, në tonalitetet e drurit ose të rërës, të ndriçuar nga një flash karamel ose bezhë i trëndafiltë, me majat që janë më të çelëta.
Stilimi: Tufat e flokëve ngrihen me tharëse dhe furçë. Dhe për të zbutur gjatësitë, dylli ose kremi shkëlqyes bëjnë një punë shumë të mirë.
© Revista Femra Moderne